Interisti

Zyrtare: Nainggolan mungon disa javë shkaku i lëndimit në derbi ndaj Milanit

Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të mungojë disa javë, pasi e ndrydhi nyjën e këmbës në derbin e të dielës ndaj Milanit.
Nainggolan nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen pas një përplasjeje me Lucas Biglian dhe u detyrua të largohej në pjesën e parë të fitores së Interit 1-0 ndaj Milanit.

Faqja zyrtare e zikaltërve njoftoi se testet mjekësore të kryera në belgun treguan se ai e ka ndrydhur nyjën e këmbës.

Për më tepër, gjendja e mesfushorit do të vlerësohet përsëri në javët në vazhdim, duke lënë të kuptohet se ai do të mungojnë në ndeshjen e Interit në udhëtim ndaj Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic nuk patën nevojë për teste mjekësore pas goditjeve që morën në derbi dhe pritet të jenë të gatshëm për t’u përballur me gjigantin spanjoll.