Real Madridi ka vendosur t’i vazhdojë kontratën lojtarit që po vuan nga një lëndim i rëndë, Eder Militaos.

Në njoftimin e fundit të skuadrës madrilene bëhet e ditur se kontrata e Militaos është vazhduar deri në vitin 2028.

Militao është në proces rikuperimi nga një lëndim i rëndë që ka pësuar në fillim të sezonit ndërsa pritet të rikthehet gjatë muajit mars. /Ballkani.info