Zyrtare: Llapi prezanton transferimin e radhës

KF Llapi i është kudërpërgjigjur Dritës e cila sot ka prezantuar qendërmbrojtësin ganez Ekow Mills.

Llapi i Tahir Batatinës disa minuta më vonë e ka prezantuar mesfushorin defensiv Alban Shabanin, I cili ka nënshruar deri në vitin 2024 me bardhekaltrit.

Shabani hapat e parë në karrierë i kishte marrë pikërisht te Llapi, ndërsa gjatë dy edicioneve paraprake luajti për Skënderbeun, Feronikelin e Drenicën.

Kujtojmë se skuadra e Batatinës është ndër më aktivet në afatin kalimtar veror dhe bëhet klubi i parë që arrin shifrën e 10 transferimeve që nga përfundimi i sezonit.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐛𝐚𝐧𝐢 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢 ⚪️🔵

Mesfushori me tipare defanzive, Alban Shabani nënshkruan me klubin tonë, KF Llapi deri në vitin 2024!

Klubi ynë, KF Llapi ka arritur të rikthej në shtëpi mesfushorin defanziv, Alban Shabani, i cili gjatë dy edicioneve paraprake luajti për Skënderbeun, Feronikelin e Drenicën.

Mesfushori me potencial, Shabani rikthehet përsëri në fole, në klubin ku morri hapat e parë të karrierës dhe ku u formua si futbollist.

Trajneri, Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje në mesin tonë, duke i dëshiruar shumë suksese me klubin e tij të zemrës!

Mirësevjen ALBAN 💙

vazhdojmë

përparallapi

krenariaeqytetit

metebashkuarsekurre.