ZYRTARE: LDK-ja nesër e nominon kandidatin për kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka konfirmuar sonte se nesër kjo parti do të vendos për kandidatin për kryeministër.

Haziri ka thënë se tashmë është shtjerrë debati për këtë çështje dhe se emri duket se është i gatshëm, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, nga emrat e përmendur në publik, Haziri nuk ka dashur ta zbuloi kandidatin.

Në t7, Haziri ka thënë se edhe emri i tij mbetet në lojë, megjithëse ka thënë se vazhdon t’i mbetet besnik Gjilanit si kryetar pasi është viti i fundit si kryetar.

Emrat që deri më tash janë përmendur si kandidat të LDK-së për kryeministër janë Kujtim Shala, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti. /Ballkani.info/