Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili nga java e kakuar po qëndron në Greqi, ka deklaruar mbrëmë se nuk ka mundur të kthehet për gjendjen emergjente në Deçan ku u helmuan mbi 1500 qytetarë për shkak agjendës së ngarkuar zyrtare në Konferencën që tha se po merr pjesë.
Por, faktet zyrtare e demantojnë liderin e Vetëvendosjes dhe dëshmojnë se nga e hëna kryeministri kosovar nuk ka pasur asnjë rol në Konferencën zyrtare, por ka vazhduar të qëndroj me familjen e tij në resortin luksoz grek, shkruan Ballkani.info.
Sipas agjendës zyrtare që mund ta shihni më poshtë, kryeministri Kurti ka pasur fjalë rasti në këtë konferencë vetëm ditën e diel dhe ditën e hënë.
Kurti dje u kritikua se po qëndron në Greqi për turizëm dhe nuk po kthehet në Kosovë ku gjendja emergjente në Deçan nga helmimet vazhdon të rëndohet.
Po ashtu dje u publikuan pamje dhe shkrime se si Kurti po qëndron në një resort luksoz në Athinë bashkë me familjen e tij.
Ndërkaq sot, zëdhënësi i Qeverisë tha se të gjitha shpenzimet e Kurtit me familje gjatë qëndrimit në Athinë janë mbuluar nga organizatorët e konferencës.
“Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë. Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Mirëpo, siç shihen në agjendën që e gjeni më poshtë, Kurti qysh të hënën e ka përfunduar pjesëmarrjen në Simpoziumin Symi. /Ballkani.info/













