ZYRTARE: Klina, Vitia dhe Malisheva dalin nga karantina

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të lirohen nga karantina komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës. Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij”, thuhet në komunikatë.