ZYRTARE: Isa Mustafa konfirmon Avdullah Hotin kandidat për kryeministër

Isa Mustafa ka konfirmuar se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK’së për kryeministër.

Një gjë të tillë e ka bërë në një konferencë për media bashkë me Avdullah Hotin, duke lavdëruar punën e këtij të fundit.

“Vlerësimet tona janë se Qeveria s’ka ra si pasojë e mospunës. Gjithë kjo ka ndodhë, jashtë fajit të Qeverisë. Z. Hoti ka punuar drejt, ka treguar drejt, se edhe vet edhe Qeveria zbaton Ligje”, ka thënë Mustafa.

“Kjo na ka shty që edhe të jetë kandidat i yni për kryeministër”, ka shtuar Mustafa