Zyrtare: Havertz i bashkohet Arsenalit

Edhe zyrtarisht, Kai Havertz është futbollisti më i ri i Arsenalit.

Reprezentuesi gjerman Kai Havertz i është bashkuar “Topçinjve” nga Chelsea me një kontratë afatgjatë.

24-vjeçari ka qenë një lojtar kyç në nivel klubesh dhe ndërkombëtare në sezonet e fundit dhe tashmë ka 35 paraqitje për kombëtaren gjermane, duke shënuar 13 herë dhe duke përfaqësuar vendin e tij në dy turne të mëdhenj.