ZYRTARE: Futbollisti i Kosovës transferohet te skuadra turke

Skuadra turke Manisa ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës David Domgjoni, shkruan Demokracia.com.

Domgjoni që më herët ka qenë pjesë e Superligës së Polonisë ka zgjedhur të luajë në kategorinë e dytë të futbollit turk.

“Jam i lumtur që vij në një klub që synon Superligën”, ka thënë Domgjoni për faqen zyrtare të klubit.