FC Drita

Zyrtare: Egzon Bejtullai transferohet te Drita

Futbollisti i mirënjohur Egzon Bejtullai është transferuar te skuadra e Dritës. Ai sot i është bashkuar edhe skuadrës në përgatitjet që po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet skuadra e Dritës përmes një postimi në Facebook.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.

Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqisë ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.

Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026.

Mirë se vjen Egzon💙”, ka shkruar KF Drita. /Ballkani.info