Klubi gjilanas, FC Drita sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin Bujar Shabani.

Gjilanasit kanë arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës deri në 2023-ën.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Drita, nëpërmes rrjeteve sociale, ku kanë shkruar:

“FC DRITA blindon Bujar Shabanin

Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin.

Marrëveshja është zyrtarizuar nga zv. Drejtori i përgjithshëm i klubit njëherësh edhe drejtor sportiv z.Valon Zymberi.

Paç fat Bujar!

FC DRITA“

loading…