Zyrtare: Buffoni e PSG-ja ndajnë rrugët

Portieri italian, Gianluigi Buffon nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, pas vetëm një sezoni në fanellën e klubit francez.

Këtë e ka konfirmuar PSG-ja përmes faqes zyrtare.

“Një zotëri brenda dhe jashtë fushës dhe një bashkëlojtar i jashtëzakonshëm. Të dëshirojmë më të mirat për të ardhmen. Mirupafshim e faleminderit për gjithçka Buffon”, ka shkruar PSG-ja në Twitter.

Buffoni kishte opsion që të vazhdonte kontratën edhe për një vit, mirëpo ajo nuk u shfrytëzua.