Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot përmes një konference për media, si udhëheqëse e këshillit organizativ për shënimin e përvjetorit të lirisë së Kosovës, ka treguar për agjendën e datës 12 qershor, ku parashihen shumë aktivitete.

Jahjaga ka treguar se tashmë është konfirmuar ardhja e miqve të mëdhenj të Kosovës, ish-presidentit Bill Cllinton dhe ish-sekretares së shtetit, Madeline Albright.

Po ashtu, ajo tregon se të ftuar do të jenë edhe miq të tjerë e personalitete politike nga vendi e rajoni.

Jahjaga ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij organizimi, duke shpalosur edhe agjendën për atë ditë.

”Ftojmë të jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kosovës, bashkërisht të fesojmë me miqtë tanë. Në orën 11:00 do të nis tubimi qendror në sheshin Skënderbeu. Nga ora 14:00 do të jetë ecja për lirinë, nga sheshi Skënderbeu, deri tek busti i sekretares Albright, i cili edhe do të përurohet. Pastaj për të vazhuar afër shtatores së Bill Cllinton. Është e rëndësishme ta shënojmë me gjithë qytetarët. Në orën 17:oo, do të jetë konferenca ndërkombëtare e sigurisë”, ka treguar Jahjaga.

Jahjaga tregon se ideja rreth këtij organizimi kishte qenë e një ish-këshilltarje të saj, e që ishte projektuar pastaj nga një ekip i saj.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga sqaron se është vendosur që të thirret si iniciativë e katër presidentëve të Republikës së Kosovës.

”Projekti u ideua nga një ish-këshilltare imja dhe është projetuar nga ekipi im këto dy vjet. Unë kam propozuar që ta thirrim si iniciativë të katër presidentëve të Republikës së Kosovës, përtej ndasive politike”, deklaroi Jahjaga.