Zyrtare, Balotelli nënshkruan për skuadrën turke Demirspor

Ish-lojtari i Italisë, Mario Balotelli është transferuar zyrtarisht në skuadrën turke Adana Demirspor e të cilën ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.

Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit u kthye në Serie A në gusht të vitit 2019, kur nënshkroi marrëveshje me Brescian.

Ai tani kalon në një transferim falas në Adana Demirspor të sapo promovuar, të cilët po përgatiten të luajnë në Superligën e Turqisë.

Klubi ka njoftuar zyrtarisht ofrimin e ish-lojtarit italian me një deklaratë që tregon se ai ka nënshkruar deri më qershor 2024.

“Sot u bë një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e Adana Demirsporit me shkronja të arta,” thuhet në deklaratën e klubit turk.

“Mario Balotelli zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me ekipin tonë. Super Mario tani do të shënojë gola për fanellën blu. ”

Balotelli, i cili ka luajtur 36 ndeshje për Italinë ka përvojë jashtë në skuadra si Manchester City, Liverpooli, Nice dhe Marseille.