Ballkani

Zyrtare: Ballkani njofton se ka vazhduar kontratën me Ilir Dajën

Ballkani sot (e hënë) përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se kanë vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Ilir Daja deri në 2026.

Forma e luhtashme e Ballkanit së fundmi në kampionat kishte ngritur pikëpyetje sa i përket të ardhmës së Ilir Dajës, por ja që tashmë Ballkani i ka dhënë fund këtyre dyshimeve.

Njoftimi i plotë i Ballkanit (pa ndërhyrje):

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh 🧡🖤

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!”, thuhej në njoftimin e Ballkanit