Ballkani ka nënshkruar kontratë profesionale me një nga talentët e ekipit të juniorëve.

Arlind Maloku ka firmosur një kontratë trevjeçare me kampionët e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën pasdite klubi suharekas.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit “portokallezi” në rrjetet sociale.

“Talenti i junioreve tanë, Arlind Maloku i cili është edhe pjesë e kombëtarës Kosova U19 nënshkruan kontratë profesionale për 3 vitet e ardhshme me klubin kampion, Ballkanin”, thuhet në njoftimin e klubit.