Zyrtare: Bale rikthehet te Tottenham

Gareth Bale është rikthyer te Tottenhami në formë huazimi nga Real Madridi.

Kapiteni i Uellsit është kthyer te klubi i Londrës pas shtatë vjetësh që kur iu bashkua Realit në transferim rreth 100 milionë eurosh, atë kohë rekord botëror.

31-vjeçari ka kryer testet mjekësore në Madrid, ndërsa “Spurs” është pajtuar të paguajë pagën e lojtarit për një sezon, rreth 20 milionë funte.