Zyrtare: AKR emëron dy ministra të ri

Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi ka konfirmuar se ai do të mbajë postin e ministrit të Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, ku është ushtrues detyre, ndërsa Ekrem Mustafa do të mbajë pozitën e Ministrit të Brendshëm.

Menjëherë pas një takimi në Qeveri, nënkryetari i AKR’së ka konfirmuar se është marrë vendimi për dy ministritë që kjo parti i drejton.

Gjatë ditës së sotme është shkarkuar nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme edhe Bejtush Gashi, për tu zëvendësuar nga Ekrem Mustafa.