Antarktidë

Zyra postare në Antarktidë kërkon punonjës për numërimin e pinguinëve

Zyra e postës më jugore në botë po kërkon tre punonjës për të kaluar katër muaj duke numëruar pinguinët në zyrën e tyre në Antarktidë.

U.K Antarctic Heritage Trust, organizata që drejton të ashtuquajturën zyrë postare e pinguinëve në bazën Port Lockroy të Britanisë së Madhe, saktësisht në ishullin Goudier, ka njoftuar se po kërkon tre punonjës nga nëntori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025.

Detyrat e punëtorit do të përfshijnë klasifikimin e letrave dhe kartolinave, shitjen e pullave postare, menaxhimin e një dyqani të vogël dhuratash, dhe numërimin e kolonisë së përbërë nga 1,500 pinguinë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, zyra postare përpunon deri në 80 mijë letra dhe kartolina çdo vit, shumica e të cilave dërgohen me postë nga pasagjerët e anijeve turistike që ndalojnë në ishull.

Aplikantët duhet të jenë shtetas të Britanisë së Madhe, dhe të jenë të gatshëm për udhëtime të gjata pa telefon ose qasje në internet.