Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në vend, Zyra e OBSH-së në Kosovë ka publikuar një video sensibilizuese lidhur me masat mbrojtëse dhe kujdesin nga COVID-19.
Videoja është shpërndarë edhe nga SHSKUK në rrjetin social Facebook.
“Video sensibilizuese nga Zyra e OBSH-së në Kosovë, lidhur me masat mbrojtëse dhe kujdesin që duhet treguar për mbrojtje nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e tyre.
Vetëm dje Kosova ka shënuar gjithsej 119 raste të reja me koronavirus.







