Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizojnë sot tryezë diskutimi për integrimin e komuniteteve joshumicë në fushën e sportit.
Kjo tryezë do të mbahet në hotel “Garden”, hotel ky në bashkëpronësi të Shkëlzen Shalës, i cili është një përkrahës i madh kryeministrit Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, në këtë tryezë do të diskutohet për integrimin e komuniteteve joshumicë në fushën e sportit.
“Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon tryezë diskutimi për integrimin e komuniteteve joshumicë në fushën e sportit”, thuhet në njoftim.

Por, duket se jo rastësisht kjo punëtori do të mbahet në këtë hotel. Ky hotel është në bashkëpronësi të Shkëlzen Shalës, i cili nga postimet në rrjetet sociale vërehet se është një përkrahës i madh kryeministrit Albin Kurti.
Edhe mbledhjen e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë e cila u mbajt në qershor të viti 2022, Kurti kishte vendosur ta mbante pikërisht në këtë hotel. Përveç kësaj, Qeveria kishte mbajtur edhe disa punëtori pikërisht në këtë hotel.







