Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit, kanë reaguar në Facebook pasi u zbulua se pas vrasje se Liridona Ademaj Murseli qëndron bashkëshorti i viktimës Naim Mureseli, duke e dënuar ashpër këtë akt të kobshëm-kriminal.
“Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit dënon ashpër vrasjen e Liridona Ademaj Murseli në moshë 30 vjeçare në fshatin Sinidoll afër Prishtinës, ku vrasësi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj. Dhuna në Familje është një akt i kobshëm-kriminal i dënueshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.
Më tej kjo Agjencia për Barazi Gjinore i ka shprehur ngushëllime më të thella familjes së Liridonës.
“Agjencia për Barazi Gjinore tërheq vëmendjen e institucioneve shtetërore, për prezencën e shtuar të armëve në pronësi të qytetarëve dhe sjelljeve të dhunshme dhe agresive të cilat po rezultojnë në humbjen e jetëve të grave, mos gëzimin e të drejtave dhe mosrespektimin e dinjitetit dhe jetës së grave si dhe kërkon që ky rast te trajtohet me urgjencë dhe të zbardhët kjo vrasje”, thuhet tutje në komunikatën e tyre.
Kjo agjenci ka thënë se është e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe të të drejtave të grave.
“Mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të jetës dhe gëzimit të të drejtave të grave dhe vajzave në përputhje me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me të drejtat e grave. Si shoqëri, si shtet, si qytetarë të këtij vendi ne kemi detyrën të mbrojmë jetën e çdo individi”, ka shtuar ai.
Kjo agjenci u ka bërë thirrje organeve të rendit për vënien para përgjegjësisë të dhunuesit, “dhe shqiptimin e dënimeve maksimale, të ju japim fund masave lehtësuese për shfajësimin e dhunuesve!”.







