Pavarësia e Kosovës

Zyra e Kosovës në Beograd organizon manifestim për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë, marrin pjesë politikanët shqiptarë nga Lugina

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Zyra e Kosovës në Beograd ka organizuar manifestim.

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social ka treguar se ky organizim është bërë nga ambasadori Jetish Jashari, raporton Ballkani.info.

“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga Ambasadori Jetish Jashari”, ka shkruar ai.

E pranishme ka qenë edhe këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, ish kryetare e Preshevës, pastaj Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, kryetari i këshillit kombëtar të shqiptarëve, Ragmi Mustafa, Sonja Biserko, humanistja e aktivistja e njohur serb, etj. /Ballkani.info/

Postimi plotë: