Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë këtë pasdite se ka pasur një “reduktim” të bombardimeve të Rusisë rreth Kievit.
“Ne do ta gjykojmë Putinin dhe regjimin e tij në bazë të veprimeve të tij dhe jo nga fjalët e tij”, tha ai, raporton Sky News,.
“Luftat vazhdojnë. Ka bombardime të rënda në Mariupol dhe zona të tjera. Kështu që ne nuk duam të shohim asgjë më pak se një tërheqje të plotë të forcave ruse nga territori ukrainas”, shtoi ai.
Komentet duket se janë në hap me atë që CNN ka raportuar më herët këtë pasdite për një tërheqje të dukshme të trupave nga Kievi – duke i bërë jehonë gjithashtu kujdesit të shprehur nga SHBA.







