Zyra e Haradinajt: Kryeministri ka kërkuar shtyrje të votimi në INTERPOL

Zyra e kryeministrit në detyrë e ka konfirmuar se Ramush Haradinaj ka kërkuar shtyrjen e votimit për pranimin e Kosovës në INTERPOL.

“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat si Kryeministër në detyrë, sot kam kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen nga zyra e Kryeministrit.

Ndërkohë Mediat serbe sot kanë publikuar një dokument me të cilin thuhet se kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar Asamblenë e INTERPOLIT se Kosova po e tërheq kërkesën për anëtarësim.

Sipas këtij dokumenti të publikuar thuhet se Haradinaj e ka arsyetuar këtë njoftim me faktin se Kosova është gjendur në një situatë të zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke pasur parasysh se në Kosovë më 6 tetor janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ju lusim me respekt që kërkesën tonë për aplikim për anëtarësim ta shtyni deri në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit”, thuhet të ketë shkruar Haradinaj.

Kjo është hera e dytë që Kosova tërhiqet nga përpjekja për anëtarësim në INTERPOL.

loading…