BE

Zyra e BE-së reagon ndaj vendimit për importimin e veturave të vjetra

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar kundër vendimit të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonimik që të rrisë mbi 10 vjet vjetërsinë e veturave të importuara.

Zyra e BE-së përmes Facebookut, ka shprehur zhgënjimin për vendimin e deputetëve që veturat e vjetra deri në 15 të lejohen të importohen në Kosovë, duke thënë se projektligji është në kundërshtim me ligjet e BE-së.

“Jemi të zhgënjyer me vendimin e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për rritjen e vjetërsisë së veturave të importuara deri në 15 vjet, përkundër shqetësimeve që kemi ngritur në Komitetin për Stabilizim Asociim javën e kaluar. Kjo lëvizje do të ndikonte drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe është kundër synimeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

“Vendimi i Komisionit është kundër Ligjit për mbrojtjen e ajrit dhe është në kontradiktë me rezolutën e Kuvendit për ndotje të ajrit që u votua në shkurtin e këtij viti si prioritet i lartë në nivelin shtetëror”, thuhet në reagim.