Zyberaj kërkon rinumërim të plotë të votave: Meliza s’duhet të gjykohet para se të zbardhet e vërteta

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka reaguar pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla nga pozita e ministres dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Ai tha se ajo nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta.

Zyberaj kërkoi rinumërim të plotë të votave pasi që sipas tij kështu nxirren para drejtësisë kriminelët.

“Meliza nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta. Ajo dha shembullin e rrallë në politikën kosovare të gatishmërisë së ballafaqimit me të vërtetën. Drejtësia duhet të zbardhë skemat kriminale të komisionerëve kriminal të cilët krijojnë skema manipulative me vullnetin qytetar. Vetëm rinumërimi i plotë dhe transparent i votave i nxjerr para drejtësisë këta kriminelë. Përndryshe, këta kriminelë do të ia hedhin pa u ndëshkuar”.