Zyberaj: Brenda tre muajsh do të përmbyllet marrëveshja me Serbinë, garantues SHBA

Kandidati për deputet nga lista LDK-AKR, Jetlir Zyberaj thotë se me aktivistë diskutuan shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.

Zyberaj thotë se brenda tre muajsh do të përmbyllet marrëveshja me Serbinë, përcjellë Ballkani.info

Postimi i tij i plotë:

LDK 132✅
Jetlir Zyberaj 44✅

Në Prishtinë e Pejë duke diskutuar e falenderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.
Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA garantuese në tavolinë.
Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutimit.