Zyberaj: ‘AKR-LDK’ të bashkuar me një vizion të qartë për shtet ndërtim

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj ka thënë se Lista e përbashkët AKR-LDK po gjen mbështetje të madhe.

“Lista jonë e përbashkët AKR-LDK po gjen mbështetje të madhe në çdo lagje të Prishtinës” ka shkruar ai në facebook, raporton Ballkani.info

Jetlir Zyberaj në këto zgjedhje garon me numrin 44 në listën e LDK-AKR.

Lajmi i plotë:

Lista jonë e përbashkët AKR-LDK po gjen mbështetje të madhe në çdo lagje të Prishtinës. Të bashkuar me një vizion të qartë për SHTET ndërtim. Brengat e preokupimet e qytetarëve janë abetarja jonë për rrugëtimin politik dhe për Shtetin SHTET.