Zyba i VV-së e pranon se është takuar me deputetën e AAK-së për ta bindur që ta votojë Vjosa Osmanin

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka folur rreth akuzave nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, se ka qenë sekser i votave për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ai ka pranuar se ka kontaktuar dhe janë takuar me deputetën e AAK-së, Albana Bytyçi në Suharekë, me ç’rast kanë diskutuar edhe për çështjen e presidentit, shkruan Ballkani.info.

Zyba ka thënë se ka kërkuar të kuptojë nesë ka votë nga Bytyçi e AAK-së, për Vjosa Osmanin presidente.

“Jam takuar me të dhe vëllain e saj, jemi takuar në një nga kafenetë e Therandës, folëm edhe për çështjen e presidentit, ka pasur një vullnet, por ajo ka përfillur qëndrimin e partisë, derisa Haradinaj ka bërë disa deklarata jo të duhura”, tha Zyba në rtk. Ballkani.info/