Zyba e Mekuli: Qysh e mbrojtën vartësit e pushtetit Mimoza Kusarin pas publikimit të përgjimit?

Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

    Mimoza: “Dy tre minuta”

    Kështu fillon pjesa e parë e publikimit të përgjimit ku përshihet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, që u bë temë kryesore në vend.

    Ky përgjim ka tronditur skenën politke në vend, duke shpërfaqur bashkëpunimin e pushtetit të VV-së me Listën Serbe për punë e ligje të ndryshme në vend.

    Nga dhejtëra e mijëra komente negative në drejtim të Kusari-Lilës, çuditërisht pati edhe nga ta që i dolën në mbrojtje asaj dhe sulmuan mediumin tonë “Nacionale” për publikimin e përgjimit.

    Vartës dhe përkrahës të pushtetit e mbrojtën Mimoza Kusari.

    Nga kush i erdhi mbrojta?

    Janë të paktë ata përkrahës e deputetë të Vetëvendosjes që i dolën në mbrotje, Mimoza Kusari-Lila.

    Për shembull, deputeti i VV-së, Salih Zyba ishte ndër të paktët që e mbrojti Kusarin.

    Zyba i VV-së bëri akuzë banale për përgjimin e Kusarit, duke thënë përgjimi është “me materiale të Radoiçiqi

    Me materiale të Radoijçiqit, që i sigurojnë përmes tij, falë lidhjeve të afërta me të, ata që kanë bërë bashkë biznes e kanë formuar qeveri, bëhen përsëri bashkë. Tash kundër Vetëvendosjes!. Si deri tash kundër shtetit.” – shkroi ai.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi duke thënë se nuk është i befasuar nga këto përgjime dhe i quan ato “forma të intimidimit politik”.

    “Nuk jemi aspak të befasuar, natyrisht të zhgënjyer me nivelin në të cilën kanë ra kundërshtarët tanë politik të dëshpëruar që krijojnë kauza të qena të paqena me qëllim të kundërshtimit të Qeverisë, mirëpo në rastet kur Qeveria e Kosovës ballafaqohet me situate shumë serioze, me obligime të cilat rrjedhin nga detyrimet e saja të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj sikurse që është shtrirja e sovranitetit të vendit në çdo cep të territorit të Kosovës atëherë krejt këto nuk po munden me i kuptua por jo vetëm unë por edhe qytetarët.” – ka thënë ai.

    Më tej, edhe gazetari i famshëm që është i flakët pas VV-së i ka dalë në mbrojtje Mimoza Kusari teksa ka sulmuar ashpër gazetën Nacionale.

    Gjithashtu edhe analisti nga Parisi, Nezir Kraki, ka sulmuar Nacionalen.

    Ndërkohë, shefja Mimoza Kusari-Lila në paraqitjen për herë të tretë për media gjatë ditës së hënë e ka pranuar që ka biseduar me kriminelin serb, Millan Radojiçiq.

    Jo, nuk është e vërtetë absolutisht, jo. Kurdo e ballafaqoj publikisht, kurdo mundem me e konfirmu kjo biseda e shkurtër 3-minutëshe në gjuhën shqipe në interfon në zyrën time, ka qenë vetëm një herë kjo bisedë, asnjëherë tjetër nuk ka pasë as komunikim, as koordinim.” – ka thënë ajo.

    Për këto përgjime pati reagime të shumta e pëfshirje të gjithë skenës politike në vend.