Zvogëlohet epërsia e Erdoganit pas numërimit të 90% të votave

Recep Tayyip Erdogan mban një epërsi të lehtë në garën e tij për një mandat të tretë historik si president i Turqisë. Megjithatë, epërsia e tij ndaj kundërshtarit Kemal Kilicdaroglu është zvogëluar pasi rezultatet paraprake vazhdojnë të vijnë nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Këto janë numrat e fundit nga Anadolu:

Vota të numëruara: 91.55%

Erdogan: 52.61%

Kilicdaroglu: 47.39%

Shkalla e pjesëmarrjes: 85.41%