Zvicra shtrëngon masat, nga 8 shkurti rregulla të reja

Zvicra ka marrë vendim për shtrëngimin e masave ndaj pandemisë. Kushdo që hyn në Zvicër nga zonat e rrezikut, nga data 8 shkurt duhet të paraqes një test negativ PCR.

Kjo vlenë edhe për udhëtarët që futën me vetura, autobusë dhe mjete tjera tokësore.

Poashtu, për të gjithë udhëtarët është e detyrueshme karantinë 10 ditore.

Nga 8 shkurti të gjithë udhëtarët duhet të paraqesin një test negativ PCR kur hipin në aeroplan – edhe nëse hyjnë në Zvicër nga një zonë rreziku, shkruan Indeksonline.

Linja ajrore është përgjegjëse për kontrollin. Linja ajrore është përgjegjëse për kontrollin.

Nëse nuk ka pasagjeri test, ekipazhi i fluturimit duhet të refuzojë hyrjen. Në aeroporte ka mundësi testimi për testin PCR dhe duhet të mbulohen me shpenzime personale.

Diplomatët, punonjësit shëndetësorë, udhëtarët ndërkufitar, udhëtarët tranzit, udhëtarët ose atletët që garojnë në ndonjë event zyrtar, bëjnë përjashtim nga këto rregulla.