Zvicra mposhti Serbinë në Botëror| Krasniqi: Zemra gjithmonë e bën dallimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka uruar të gjithë bashkatdhetarët në Zvicër.

Gol në këtë ndeshje ka dhënë edhe Xherdan Shaqiri.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Zemra gjithmonë e bën dallimin. Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër!