COVID19

Zvicra mbahet ‘neutrale’ edhe në pandemi, 897 të shëruar nga koronavirusi atje

Deri më tani është bërë testimi i mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 897 persona janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në 897, shkruan The local.

Në Zvicër, deri më sot janë vërtetuar mbi 12 mijë raste të infektimeve me koronavirus.  Siç njofton Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG) numri i rasteve të vërtetuara të infekstimit me koronavirus në Zvicër tashmë është ngritur në mbi 12.200 raste, shkruan srf.ch.

Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.

Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe në të shëruar, ku së fundi statistikat tregojnë se ato janë shumfishuar duke shkuar në 897 persona të shëruar.