Zvicra heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezik, por jo edhe këtë kusht

Kosova është hequr nga lista e karantinës në Zvicër.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik.

Përmes një njoftimit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), ka bërë të ditur se paraqitja e testit PCR negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran mbetet në fuqi.

“Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sot ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik të lartë të infektimit dhe nga data 6 maj 2021 Republika e Kosoves është hequr nga kjo listë.

Paraqitja e testit PCR negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kosova ishte shtuar në këtë listë që nga 22 marsi.