Zvicra favorite e madhe sipas basteve, por Kosova nuk është pa gjasa për fitore

Kombëtarja e Kosovës të shtunën zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme ku pas saj edhe do të dihet edhe fati i dardanëve në këto kualifikime për kampionatin Evropian, shkruan Ballkani.info.

Kosova ndeshet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pritshmëritë nga ky takim janë shumë të mëdha. Atmosfera në stadium pritet të jetë e zjarrtë pasi të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde.

Gjithsesi, Zvicra mbvetet favorite e madhe gjë të cilën e konfirmojnë edhe kompanitë e basteve ku fitorja e helvetikëve koutohet me 1.65 ndërsa ajo e Kosovës me 5.50. Barazimi ka koutën 3.75.

Ndeshja Kosova – Zvicra luhet të shtunën nga ora 20:45. /Ballkani.info