Zvicra ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Turqisë, në ndeshjen e fundit dhe vendimtar të Grupit A në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Baku.
Harris Seferovic shënoi për 1:0 për Zvicrën në minutën e 7-të.
Ai e mposhti portierin turk me një goditje fantastike nga largësia.
Kjo ndeshje është vendimtare për shpresat e të dy kombëtareve për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve në Euro 2020.







