Zvicër: Çifti nga Baseli akuzohet se e keqtrajtuan dadon shqiptare, paguhej vetëm 300 franga

Një çift nga Baseli po akuzohet se e kanë keqtrajtuar një dado nga Shqipëria.

20-vjeçarja shqiptare ishte paguar vetëm 300 franga në muaj apo (308 euro).

Akuzat janë mohuar nga çiftit në Gjykatën Penale të Baselit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ajo flinte në dhomën e fëmijëve në një “dollap krevat”.

Dadoja duhej të kujdesej për tre fëmijët, nga mosha dy deri në nëntë vjeç, të gatuante, e të pastronte.

E ky “shefat” e saj nuk ishin të kënaqur ajo madje edhe rrahej.

Shqiptarja, kur ishte ankuar tek ata lidhur me pagesën asaj ia kishin marrë edhe pasaportën, raportojnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv

Çifti zviceran tashmë akuzohet për trafikim njerëzor, detyrim dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Të premtën ata i kanë mohuar kategorikisht akuzat duke theksuar se kjo ka përhapur gënjeshtra.

“Ajo ka përhapur gënjeshtra. Madje ajo i ka goditur edhe fëmijët tanë. Ajo ka punuar më parë në Aargau ku ishte keqtrajtuar më parë. Ne kemi dashur që ta ndihmojmë për shkak të kushteve të vështira financiare”, deklaroi çifti në seancën gjyqësore.

Por, sipas të dhënave që ka gjykata të akuzuarit thuhet kishin punësuar edhe më parë dado, në rrethana të ngjashme diskriminuese.

Në këtë proces thuhet se ka pasur tentativa presioni ndaj viktimës dados shqiptare, në mënyrë që ajo të tërheqë deklaratat e saj, raportojnë mediat zvicerane.