Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai ka thënë se ky ligj i miratuar dje në Kuvend nuk ia ka mbushur mendje se është ligj për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Ballkani.info.

“Ky ligj është ligj i mbijetëses ekonomike, por edhe si i tillë nuk e ndihmon një pjesë të madhe të popullatës në Kosovë. Çfarë ndodhë me ata të tjerët që as nuk kanë biznese, as punë e as trust!?

Duhet të ketë edhe një tjetër nismë për këtë kategori!”, ka shkruar Nitaj, i cili është edhe nënkryetar i AAK-së.

E partia e Nitaj e ka mbështetur miratimin e këtij ligji. /Ballkani.info/