Petro Koçi

Zv.Ministri kujton se studentët i sjell PD në protestë për të luftuar reformën në drejtësi

Teksa në Ministrinë e Arsimit po zhvillohet prej orësh një protestë me mijëra studentë, për qeverinë marshimi mesa kuptohet, u duket si një protestë e thirrur nga PD.

Të paktën ky është perceptimi i zv.Ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi i cili e ka komentuar protestën e studentëve duke lënë të kuptohet se është një protestë e Partisë Demokratike.

Ja çfarë shkruan Koçi, duke thënë se studentët po bllokokan reformën në drejtësi.

“Këta të PD kujtojnë së këto protestat do bllokojnë Reformën në Drejtësi ….”, shkruan zv.Ministri.

https://www.facebook.com/petro.koci.94/posts/10217862320859027