Zv/ministri Krasniqi i përgjigjet Kurtit: Këto janë milionat që i kemi investuar sivjet në bujqësi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi i është përgjigjur shumë shpejt kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kritikoi qeverinë, që sipas tij e ka rritur çmimin e naftës për bujqit dhe tokat po mbesin djerrina.

Krasniqi i ka dhënë disa shembuj se si Ministria e Bujqësisë ka ndihmuar dhe po ndihmon bujqit.

Përgjigjja e plot Krasniqit, bashkë edhe me listën e pagesave për këtë vit:

E paska bërë një “postim për bujqësinë” Albin Kurti!!!

E vërteta është se:

*Në vitin 2018, në Kosovë janë mbjellur 83515 hektar drithëra, prej tyre 74133 hektar me grurë, këta bujq kanë përfituar nga pagesat direkte (subvencione nga MBPZHR) nga 150 euro për hektar, gjegjësisht në vlerë prej 9,7 milion euro për drithëra, prej tyre 150 mijë euro për prodhimin e farës së grurit!

*MBPZHR këtë vit, bujqësinë përmes pagesave direkte (subvencioneve) e ka mbështet me 25 milionë euro!

*Edhe përkundër kushteve jo të favorshme klimatike këtë verë, rendimenti kosovar i grurit ka arritur në afër 300 mijë tonë grur!

*Në mbështetje të sektorëve të bujqësisë, nga programi pë zhvillimin rural të MBPZHR-së, këtë vit kanë përfituar grante investive afërsisht 600 fermer në mbarë Kosovën, në vlerë mbi 20 milion euro!

E vërteta bazohet në fakte, jo në llafe!

E gjeni të bashkangjitur listën: Programi për pagesat direkte për vitin 2018.