Zv/kryeministri Besnik Bislimi menjëherë pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë, nis pushimet në Turqi (Foto)

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka vendosur që të pushoj në Antalya të Turqisë, pak ditë pasi arriti marrëveshjen për energji me Serbinë.

Ai është parë bashkë me familjen e tij në aeroportin e Antalyas duke hipur në autobus për të vazhduar në hotelin ku ka zgjedhur të pushoj.

Njeriu më i besuar i kryeminisgrit Albin Kurti në qeveri dhe dialog me Serbinë, Besnik Bislimi nuk ka qëndruar në Prishtinë për ta pritur ndërmjetësin evropian të dialogut Miroslav Lajçak.