Zv/Ambasadori Isufaj: Kosova ka shënuar progres në Indeksin e Lirisë Ekonomike

Shteti i Kosovës ka shënuar progres në Indeksin e Lirisë Ekonomike, duke përmirësuar pozitën e vet në nivel global, transmeton Ballkani.info

Lajmin e bëri të ditur Zv. Ambasadori i Kosovës ne ShBA, Frymëzim Isufaj i cili tha se Kosova vazhdon ta përmirësoj pozitën e vet globale dhe regjionale në Indeksin e Lirisë Ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation.

Sipas këtij instituti, këtë vit Kosova renditet në pozitën e 51-të në nivel global dhe në vendin e 26 në Evropë, ka shkruar zv. Ambasadori Isufaj ne profilin e tij në Twitter. /Ballkani.info