ZRRE-ja

ZRRE-ja publikon kalkulatorin për llogaritjen e faturës së rrymës me tarifat e reja

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar  rekomandimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për disa kategori.

Sipas vendimit, shumicën e subvencionimit nga shteti praktikisht pritet ta përfitojnë bizneset, derisa energji elektrike pa rritje të çmimit do të paguajnë vetëm ato familje që arrijnë të mos shpenzojnë mbi 600 kwh në muaj.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar edhe kalkulatorin për llogaritjen e faturës me tarifat e reja.

Në këtë link mund të ngarkoni të dhënat e faturës së fundit të energjisë elektrike dhe të llogarisni se sa do të jetë vlera e faturës me tarifat e reja.

Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.

Sipas raportit të ZRRE-së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.