Zyra e Prokurorit të Specializuar, sot kë bërë të ditur se pas urdhërit të Trupit Gjykues nuk do të mbështetet në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve të cilët pritej të dëshmonin në procesin e Thaçit dhe të tjerëve, shkruan Ballkani.info.

Në njoftim thuhet se SPO-ja e mban rastin e saj, duke përfshirë provat dhe listat e dëshmitarëve, nën shqyrtim të vazhdueshëm në mënyrë që, aty ku është e përshtatshme, të bëhen rregullime për të rritur efikasitetin e procedurave. Ndryshime të tilla janë shpesh në varësi të ecurisë së çështjes, duke përfshirë dëshminë e dëgjuar tashmë, çdo marrëveshjen për faktet, dhe vendimet për pranimin e provave dhe faktet e gjykuara.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se deklaratat e 13 dëshmitarëve do të paraqiten vetëm me shkrim.

“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 shkurtit, ZPS-ja njoftoi sot, më 21 maj, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë” – thuhet në njoftim./Ballkani.info