Zotohet se do ta marrë vaksinën gjatë transmetimit live, Sekretari britanik i Shëndetësisë dëshiron t’ua largojë frikën qytetarëve nga vaksina kundër COVID-19

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se do ta marrë vaksinën e Pfizer dhe BionNtech gjatë transmetimit të drejtpërdrejte të emisionit “Good Morning Britain” së bashku me prezantuesin Pierce Morgan.

Hencock në lajmet e mëngjesit ka folur për atë që vaksina e Pfizer dhe BioNtech është miratuar për përdorim në Britaninë e Madhe.

Imunizimi do të mund të fillojë për disa ditë për qytetarët që konsiderohen si grupet më të rrezikuara. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, kurse të parat kanë arritur sot.

Megjithatë, shumë janë të brengosur në sigurinë e vaksinave, pasi ajo është prodhuar brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe ka patur zëra se nuk duan ta marrin.

https://youtube.com/watch?v=mdvpJrGzcIU%3Ffeature%3Doembed

E për t’ua ndërruar qasjen dhe mendjen, duke ua dëshmuar efikasitetin e kësaj vaksine, Hancock ka vendosur për një “lëvizje” me të cilën synon t’i bëjë për vete qytetarët.

“Është e rëndësishme që qytetarëve t’ua largojmë frikën nga vaksina, nëse ajo është prezentë te ata. Sa më shumë që kemi vaksinime, rezultatet do të jenë më të mirë dhe për këtë kam vendosur që gjatë transmetimit live ta marrë vaksinën. Është e rëndësishme të jemi shembull për të tjerët”, ka shtuar Hancock.