Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e sigurtë që nuk ka shans për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Osmani në DebatPernime po e prezanton programin e saj qeverisës, ndërsa është pyetur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.
Në pyetjen e Jeta Xharrës se çfarë kushti do ta detyronte të bënte koalicion me PDK-në, Osmani tha se nuk ekziston ky kusht.
“Asnjë çështje nuk e arsyeton koalicionin me ta.Kur them kurrë me PDK do të thotë kurrë me PDK”, tha Osmani.
Ajo shtoi se një koalicion i mundshëm pas zgjedhjeve do të ishte me Lëvizjen Vetëvendosje.Kujtojmë se LDK qeverisi në koalicion me PDK-në nga viti 2014 deri në vitin 2017.







