Në DebatPernime, kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj është pyetur edhe për keqpërdorimet në listat e veteranëve, për të cilat ka thënë se listat do të pastrohen dhe kush nuk ka qenë në luftë do të largohet.

“Mos e harroni që po bohet llaf për 800 dhe unë jam i bindur që ai numër do të rritet, por kush nuk ka qenë në luftë do të largohet nga aty, pavarësisht kush është ai, ai nuk e meriton me qenë veteran. Ai që ka qenë në luftë ai do të mbetet.Ndërsa i pyetur nga moderatoja Xharra se a do ta lejojnë prokurorinë të i largoj nga lista apo apo do ti largojnë vet, Haradinaj ka thënë se prokuroria nuk e ka thirrur asnjëherë për ta marrë në pyetje për zonën në të cilën ka operuar.

“Prokuroria këtu m’ka pas ka mund mem thirr me dhjetëra herë, është dashur të më thëras mua, sepse unë jam përgjegjës për Deçan, është dashur të më pyes mua kush janë veteran, kërkush ma mir se unë nuk e din se kush janë veteran”, ka thënë ai.Haradinaj ka thënë që institucionet e drejtësisë kanë bërë një trup shumë të madh në këtë rast.

“Publikimi i listave me emrat që janë përfol, largimi i emrave të luftës nga listat ka qenë një trup i madhe i institucioneve të drejtësisë”, tha Haradinaj.

loading…