Kamenicë

“Zotëri” Begzad Sinani i rikthehet PDK-së (FOTO)

“Zotëri” Begzad Sinani, ish-kryetari i Kamenicës, pas braktisjes afër 2 vjeçare që ia kishte bërë Partisë Demokratike të Kosovës, i është kthyer fuqishëm sërish asaj.

Ballkani.info ka siguruar disa fotografi të mbledhjes së PDK-së më 3 dhjetor 2008, ku shihet edhe vetë zotëri Begzad Sinani aty.

Rikthimi i zotëri Begzad Sinanit në mesin e ish-kolegëve të tij partiak është bërë pas një viti e gjysmë, sepse nga qershori i 2017-es ai nuk ka qenë fare në zyrat e PDK-së në Kamenicë.

Sinani mësohet se ka ambicie politike për kreu e PDK-së në Kamenicë. /Ballkani.info/